Sonte dueli i vitit, Klitschko-Joshua

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 09:14 | Nga

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko dhe britanikut Anthony Joshua sonte në stadiumin e famshëm anglez, Wembley, do të masin forcën në ndeshjen e boksit që është konsiderohet si dueli i vitit.

41-vjeçari ukrainas vjen në këtë përballje pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury.

Joshua, kampion në fuqi i versionit IBF e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin dhe u shfaq disi nervoz në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes.

Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O dhe pyetjes nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mënyrë këtë duel.

Takimi që do të zhvillohet në stadiumin londinez është më i ndjekur në Britaninë e madhe që nga viti i largët 1939.

Të ngjashme