Sonte finalja e Kupës së Italisë, Juventus dhe Napoli ndeshen për trofe

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Sonte me fillim në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës do të luhet finalja e Kupës së Italisë.

Përballjen në fushën e gjelbërt do ta kenë Napoli dhe Juventus.

Juve do të hyjë pa tre lojtarë: Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini dhe Aaron Ramsey.

Kjo ndeshje do të jetë një përballje e fortë në mes të Mauricio Sarrit dhe Gennaro Gatusso.

Natyrisht, mungesa e tifozëve në stadium do ta zbehë madhështinë e këtij takimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme