Sonte finalja e US Open ndërmjet Victoria Azarenkas dhe Naomi Osakas

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Dy herë kampionia e Grand Slameve, Victoria Azarenka, do të luajë kundër Naomi Osakas të shtunën në finalen e US Open. Finalja e konkurrencës së femrave do të nisë në orën 22:00.

Bjellorusia 31-vjeçare Azarenka, do të luajë për herën e parë në një finale, qëkur u mposht nga Serena Williams në finalen e US Open të vitit 2013.

Ndërkohë, japonezja 22-vjeçare, Osaka, e synon po ashtu trofeun e dytë të madh, pasi triumfoi në US Open 2018 dhe Australian Open 2019.

Azarenka i ka fituar 11 meçet e kaluara, ndërsa Osaka është e pamposhtur në 10 të fundit.

Të dyja tenistet duhej të takoheshin në finalen e “Western and Southern Open”, që u luajt në Flushing Meadows para US Openit. Por, Osaka u tërhoq nga meçi për shkak të problemeve me muskuj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme