Sonte luhen 10 ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 – ndeshje interesante në Holandë

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Futbolli i kombëtareve do të kthehet me shumë ndeshje interesante, ku vëmendja më e madhe sonte do të shkojë tek kualifikueset e evropianit (anash Kosovës).

Në mbrëmjen kur luan Kosova, do të luhen edhe 10 ndeshje të tjera, të cilat do të jenë të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Në kuadër të grupit C, Holanda do të jetë nikoqire e Irlandës Veriore, në një ndeshje ku pritet të hasen vështirësi për ‘tulipanët’, shkruan lajmi.net.

Mbrëmje e lehtë pritet të jetë për Belgjikën. Kombëtarja belge luan si vendase, kundër San Marinos, në kuadër të grupit I.

Të ngjashme