Sonte mësohen finalistët e Ligës së Evropës

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Manchester United shkon në Romë për ta konfirmuar kualifikimin pas fitores së thellë në shtëpi, Arsenali e synon përmbysjen ndaj Villarrealit në gjysmëfinalen tjetër

Pas Ligës së Kampionëve, tash është radha e Ligës së Evropës.

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të garës së dytë më të rëndësishme në futbollin evropian.

Manchester United ka shkuar në Romë për ta konfirmuar kualifikimin në finale.

Kjo pasi “Djajtë e Kuq” e fituan bindshëm me rezultat 6:2 duelin e parë gjysmëfinal, të luajtur javën e kaluar në “Old Trafford”.

Prandaj, duket thuajse e pamundur që romakët ta përmbysin rezultatin, edhe pse do të tentojnë me të gjitha forcat.

Ndërkohë, dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë ai në mes të Arsenalit me Villarrealin.

Spanjollët e fituan lojën e parë 2:1 dhe shkojnë në “Emirates Stadium” për ta ruajtur këtë avantazh.

Nga ana tjetër, “Topçinjtë” e kanë synim përmbysjen e rezultatit dhe kalimin në finalen e 26 majit, ku mund të përballen pikërisht me ekipin tjetër anglez, Manchester United.

Ndeshjet e sontme gjysmëfinale të Europa Leagues do të fillojnë në orën 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme