Sonte në “Fadil Vokrri” Kosova U-21 përballë Turqisë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Kosova U-21 do të zhvilloj sonte ndeshjen përballë Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2021 për kategorinë deri në moshën 21 vjeçare.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë dhe do të filloj prej orës 20:00.

Kosova ka një fitore në grupin e tretë, ku përpos “Dardanëve” bëjnë pjesë:

Turqia, Shqipëria, Andorra, Austria dhe Anglia.

Sonte ekipi i udhëhequr nga Rafet Prekazi do të jetë në kërkim të fitores së dytë.

Fitoren e parë ata e arritën si mysafir të Andorrës, ku Kosova e ka deklasuar Andorrën me rezultat 4 me 0.

Të ngjashme