Sonte nis Kupa e Amerikës – Brazili dhe Bolivia luajnë ndeshjen hapëse

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

As kjo verë nuk të do kalojë pa ndonjë kompeticion futbolli, pasi sonte do të startojë një prej kompeticioneve më interesante, Kupa e Amerikës.

Sonte pas mesnate, Kupa e Amerikës do të nis edicionin e saj të 46-të, me Brazilin si nikoqir i këtij kompeticioni.

Pikërisht kombëtarja e Brazilit do ta luajë ndeshjen hapëse, kundër kombëtares së Bolivisë, me fillim nga ora 02:30 (sipas kohës sonë), shkruan lajmi.net.

Brazili do të ketë një mungesë të madhe, pasi ylli i skuadrës, Neymar JR, ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjeve.

Gjithsesi, Brazili mbetet favorit jo vetëm për ndeshjen hapëse, por edhe për triumfin në këtë garë.

Në total, në këtë garë janë 12 ekipe pjesëmarrëse, prej tyre 10 vijnë nga Amerika e Jugut dhe 2 (Japonia dhe Katari) janë të ftuara, i vetmi ndryshim nga edicionet e kaluara.

Të ngjashme