Sot fillon shitja e biletave për miqësoren Kosova – Burkina Faso

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orën 13:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.

Shitja e biletave bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).

Të ngjashme