Sot hapet Grand Slami i Parisit, Kosova garon me tri xhudiste

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Sot (e shtunë) hapet Grand Slami i xhudos që do të mbahet në kryeqytetin e Francës, Paris, 8 dhe 9 shkurt.

Ekipi i Kosovës do të përfaqësohet me tre garues në këtë garë, ku vërehet mungesa e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi.

Distria Krasniqi, e cila normën Olimpike Tokio 2020 po e kërkon në kategorinë -48 kilogramë, këtë herë do të garojë në -52 kilogramë.

Nora Gjakova do të garojë në -57 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu në -63 kilogramë.

Fazliu, për të cilën do të jetë pjesëmarrja e parë në një Grand Slam, takohet në rrethin e parë me turken Minel Akdeniz.

Gara e Grand Slamit vlerësohet ndër më të fortat në sportin e xhudos, ndërsa vlen për pikë Olimpike Tokio 2020.

Të ngjashme