Sot hidhet shorti në Champions League dhe Europa League

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar faza e 1/8-tës së finales në Champions League dhe Europa League.

8 skuadra në Champions dhe Europa League, siguruan biletën për në çerekfinale dhe sot do të mësojnë kundërshtarët për këtë fazë.

Por, sot gjithashtu do të mësohet edhe se kush me kë do të luajë në gjysmëfinale, pra do të jetë shorti i fundit që hidhet për këtë edicion, si në Champions, ashtu edhe në Europa League.

Bayern, Real, Man City, Liverpool, PSG, Chelsea, Dortmund dhe Porto janë skuadrat që vazhdojnë të luftojnë për trofeun me vesh, derisa në Europa League kanë siguruar kualifikimin Arsenali, Dinamo Zagreb, Granada, Roma, Manchester United, Slavia Praga, Villareali dhe Ajaxi.

Shorti do të hidhet në ora 12:00 për Champions League, derisa në ora 13:00 për Europa League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme