Sot Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët në eliminatoret për Botërorin 2022 në futboll

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Sot do të caktohen grupet në kualifikimet e zonës së Evropës për Botërorin 2022 në Katar. Hedhja e shortit do të mbahet virtualisht nga Zuerichu me fillim në ora 18:00.

55 përfaqësuese do të ndahen në gjashtë vazo. Në pesë vazot e para do të jenë dhjetë përfaqësuese, e në të gjashtën pesë.

Kosova do të jetë në vazon e pestë, ndërsa Shqipëria në të katërtën.

Vazo 1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Holanda.

Vazo 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia, Rumania.

Vazo 3: Rusia, Hungaria, Republika e Irlandës, Republika e Çekisë, Norvegjia, Irlanda Veriore, Islanda, Skocia, Greqia, Finlanda.

Vazo 4: Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia, Luksemburgu.

Vazo 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakstani, Kosova, Lituania, Letonia, Andorra.

Vazo 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtajni, Gjibraltari, San Marino.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme