Sot luhen dy ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Sot luhen dy ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Me fillim në ora 13:00, Prishtina e pret Trepçën ’89.

Prishtina momentalisht zë vendin e pestë me 15 pikë, ndërsa 89-shi është i teti me 14 pikë.

Në ndeshjen tjetër, me fillim nga ora 13:30, lideri Ballkani e pret në Suharekë, Llapin.

Ballkani kryeson me 26 pikë, sa i ka edhe Drita. Llapi zë pozitën e parafundit, atë të nëntë, me tetë pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme