Sot mbahet finalja e Ligës së Kombeve

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Portugalia dhe Holanda përballen këtë të diel në finalen e parë të edicionit inaugurues të Ligës së Kombeve, një format i ri i UEFA-s që ka mbërritur në ndeshjen e fundit mes prestigjit dhe milionave. Cristiano Ronaldo, idhulli i shtëpisë do të synojë ti japë përfaqësueses një tjetër trofe pas fronit europian në 2016 por talentet në kampin e tulipanëve janë të paparashikueshëm.Një fitore potenciale të dielën në mbrëmje në Estadio do Dragao do ti jepte Holandës më në fund pak kënaqësi, pas dështimit për të hyrë në finalet e dy turneve madhorë, europianit e botërorit. Pika më e fortë e portokallinjve është mbrojtja, madje lkideri i prapavijës, Van Dajk nuk ka lejuar askënd që ta driblojë në më shumë se 60 ndeshje radhazi.

Finalja e cila do të luhet në Porto, nuk do të ketë mbrojtësin veteran të Portugalisë, Pepe që pësoi frakturë në shpatull në suksesin me Zvicrën.

Fituesi i kopmpeticionit të parë të këtij lloji nga ana e UEFA-s, do të marrë thuajse 11 milionë Euro  ndërsa finalja do të drejtohet nga arbitri spanjoll Alberto Undiano Majenco. Më herët të dielën, Anglia dhe Zvicra  luajnë mes tyre për vendin e tretë./tch/

Të ngjashme