Sot mbyllet sezoni në Superligë, këto janë përballjet e javës së fundit

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të dhe të fundit për sezonin 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll.

E gjithë vëmendja për këtë javë do të jetë të ndeshjet që do të përcaktojnë përfundimisht se cilat skuadra do të mbesin në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.

Një prej ndeshjeve më interesante do të jetë ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit, ndeshje kjo direkte mes dy skuadrave që po kërkojnë mbijetesën.

Interesant pritet të jetë edhe në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku Llapi e pret skuadrën tjetër të rrezikuar, Prishtinën.

Nga skuadrat që janë në garën e ngushtë për mbijetesë, Drenica do të ketë punë më të lehtë pasi do të takohet me Feronikelin e rënë nga Superliga.

Ballkani – Gjilani dhe Drita – Ulpiana janë dy takimet e tjera të kësaj jave.

Të gjitha ndeshjet nisin në ora 15:00.

Të ngjashme