Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të 1/16 së finales së Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Përballja e parë e ditës do të jetë ballafaqimi në mes Marokut dhe Spanjës, me fillim nga ora 16:00.

Dy ekipet kanë dhuruar spektakël gjatë fazës së grupeve, dhe këtë do të synojnë që ta bëjnë edhe sot.

Në terminin tjetër, Portugalia do të ballafaqohet me Zvicrën, me fillim nga ora 20:00.

Helvetikët pasi e mposhtën Serbinë gjatë ndeshjes së kaluar, do të tentojnë që ta mposhtin edhe Portugalinë.

Të ngjashme