Sot ndeshja “Golden Eagle Ylli” vs “Trepça”, dyert hapen në ora 16:00

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Klubi Basketbollistik “Golden Eagle Ylli” ka ndarë disa informata me rëndësi lidhur me ndeshjen e 3-të të serisë finale që e zhvillojnë ndaj “Trepçës”.

Ndeshja nis nga orën 17:00 në sallën “13 Qershori” në Suharekë.

“Golden Eagle Ylli” synon që ndeshja të luhet sipas motos “Salla plot, asnjë ekses”.

Në njoftim thuhet se dyert e palestrës hapen në ora 16:00, por për shkak të interesimit të tepërt të interesuarit duhet të jenë aty më herët.

Në palestër nuk do lejohet të hyhet me shkrepsa, shishe çelqi , plastike dhe mjete te forta.

Kurse për sigurinë do të kujdeset Policia e Kosovës dhe sigurimi i angazhuar.

Të ngjashme