Sot nis epoka Marotta te Interi

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Sot është dita e zyrtarizimit të Bepe Marotës në rolin e ri drejtues tek Interi. Takimi i Bordit të Administrimit të klubit zikaltër është parashikuar për ditën e sotme në orën 14:00 për tu zyrtarizuar.

Ashtu siç ishte paralajmëruar që javën e shkuar, Marota do të zyrtarizohej në detyrën e re pas ndeshjes Inter-PSV. Në organikën e re të klubit, Alesandro Antonelo do të vazhdojë të mbajë postin e administratorit ekonomik.

Ndërkohë me ardhjen e Marottës Interi do tentojë të rrëmbejë lojtarë cilësorë për të përforcuar ekipin në të ardhmen.

Marotta njihet si drejtoi sportive më i mirë në Itali. Ai qëndroi për 8 vite të Juventusi, ku afroi lojtarë me emërs si Pogba, Vidal, Pirlo, Tevez, Alvaro Moratën dhe së fundmi Cristiano Ronaldon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme