Sot nis sezonin IPKO Super Liga në futboll

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 15:01 | Nga

Edicionin e ri të IPKO Super Ligës së Kosovës në Futboll, e hap ndeshja që zhvillohet sot pasdite në 16:45, ndërmjet Feronikelit dhe Trepça’89, derisa katër ndeshje të tjera do të zhvillohen të dielën dhe një të hënën, transmeton Ekonomia Online.

Për dy vitet e ardhshme, IPKO do të jetë Sponsori Gjeneral i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll dhe Super Ligës së Kosovës në Futboll, e cila është emëruar IPKO Super Liga e Futbollit të Kosovës.

“IPKO është lider në ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive për Kosovë. Para disa ditësh, është konfirmuar se deri në vitin 2021, platforma IPKO-Digitalb do të transmetojë me të drejta ekskluzive Serie A dhe La Ligën dhe një numër të madh ngjarjesh sportive”, thuhet në njoftimin nga IPKO.

Ngjarja tjetër shumë e rëndësishme që do të transmetohet në këtë platformë deri në vitin 2021 është UEFA Liga e Kombeve + final four, finale, që do të nis në shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme