Sot privatizohet skuadra e Ferizajt

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Ferizajt sot në një ceremoni të organizuar pritet të privatizohet.

Investitorët disa do të jenë nga Kosova kurse do të ketë edhe disa të tjerë nga Anglia.

“Sot (07.07.2019) në ora 18:00, në Hotel “Emerald” organizohet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të Klubit Futbollistik “Ferizaj”, nga investitorë anglez dhe vendor”, thuhet në njoftimin e KF Ferizajt.

Ferizaj kohëve të fundit ishte në një krizë financiare, ku lojtarët kishin deklaruar se klubi nuk iu kishte dhënë pagat e disa muajve të fundit.

Ndërsa klubi ka njoftuar se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes do të fillojnë me përforcime në skuadër, që të jenë sa më konkurrent në Superligë vitin e ardhshëm.

Të ngjashme