Sot vazhdojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Sot vazhdojnë ndeshjet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dy takimet mjaftë interesante na presin sot në grupin e parë të ligës A.

Franca do të pres në shtëpi Kroacinë, përcjell lajmi.net.

Dy skuadra nuk kanë pasur paraqitje të mira, në ndeshjet e para kanë pësuar disfatë kurse takimi i parë mes tyre ka përfunduar baras.

Andaj, sot të dy skuadrat do të kërkojnë fitore.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo në mes Danimarkës dhe Austrisë.

Të dy këto kombëtare kanë pasur paraqitje të mira në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, andaj pritet të zhvillohet një ndeshje e mirë mes tyre.

Të dy këto takime fillojnë në orën 20:45.

Të ngjashme