Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin drenicas

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Sot (e enjte) janë në orar të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Java e 21-të ka dhuruar tri ndeshje interesante gjatë të mërkurës, ku vëmendja kryesore ishte në kryeqytet, ku Prishtina mposhti Dritën me rezultat 2-0.

Interesant ishte edhe në Gjilan në ndeshjen mes “Skifterave” dhe Ballkanit që përfundoi 1-1 dhe fitoren e Trepçës ’89 me rezultat 1-0 ndaj Llapit.

Megjithatë, edhe sot pritet të zhvillohen dy takime interesante, por me skuadrat që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës.

Vëmendja pritet të jetë e gjitha në derbin drenicas, ku në Drenas, Feronikeli e pret Drenicën.

Takimi tjetër i sotëm është ai në mes të Besës dhe Arbërisë, që do të zhvillohet në Pejë.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme