Sot zhvillohen dy super ndeshje

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 09:43 | Nga

Pas spektaklit të djeshëm në Kampionatin Botëror, sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera tejet interesante në luftën për të kaluar në çerekfinale.

Brazili nga ora 16:00 do të luajë me Meksikën. Brazili i cili përfundoi i pari në grupin e tij kërkon që pa ndonjë problem të madh të shkoj tutje, në çerekfinale por siç po shihet në Kampionatin Botëror Russia 2018 favorit nuk ka.

Nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja tjetër mes Belgjikës dhe Japonisë. Belgjika e cila në grup i kishte tri fitore, kërkon që këtë seri ta vazhdojë ndaj Japonisë, transmeton ksp.

Fituesit e të dy çifteve, Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni do të përballen mes tyre në çerekfinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme