Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Euro 2020, vëmendja tek super-takimi mes Anglisë dhe Kroacisë

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Sot (e diel) janë në orar të zhvillohen edhe tri përballje interesante në kuadër të Grupit C dhe D në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Euro 2020 ka nisur si është më së miri me ndeshje të zjarrta, por edhe rezultate deri diku befasuese.

Pas zhvillimit të katërt ndeshjeve gjatë të premtes dhe shtunës, tani radha është që sot (e diel) të zhvillohen edhe tri ndeshje interesante.

Vëmendja padyshim se është tek super-ndeshja e Grupit D, ku Anglia përballet me Kroacinë nga ora 15:00.

Ndeshjet e Grupit C zhvillohen pas kësaj ndeshje, ku fillimisht në orar është takimi mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut nga ora 18:00.

Në ora 21:00 zhvillohet takimi i fundit i ditës, ku Holanda luan ndaj Ukrainës.

Të ngjashme