Sot zhvillohet derbi i ‘zjarrtë’ i futbollit turk, por pa tifozë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Turqisë në futboll, sot zhvillohet një derbi tejet interesante.

Derisa shumë kampionate në Evropë e kanë ndalur futbollin, Turqia vazhdon të lejojë zhvillimin e ndeshjeve, por pa tifozë, raporton Zëri.info.

Në pasditën e sotme, me fillim nga ora 17:00, Galatasaray përballet në një ndeshje derbi me Besiktasin.

Në renditjen tabelore, Galatasaray renditet në vendin e tretë me 49 pikë, teksa Besiktasi në vendin e gjashtë me 43 sosh.

Në këtë ndeshje, Galatasarayt do t’i mungojnë Luyindama dhe Buyuk, kurse Besiktasit Pereira dhe Tokoz.

Ndeshjen në fjalë mund ta ndiqni edhe në Kosovë përmes platformës Kujtesa.

Të ngjashme