Sot zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve dhe ndeshja për vendin e tretë

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Sot (e diel) janë në orar për tu zhvilluar dy ndeshjet e fundit apo ato kryesore në kuadër të edicionit të fundit të Ligës së Kombeve.

Liga e Kombeve po shkon drejt fundit, pasi sot zhvillohet dy ndeshjet e fundit: finalja dhe ndeshja për vendin e tretë.

Padyshim se e gjithë vëmendja është tek ndeshja finale e cila zhvillohet mes Spanjës dhe Francës.

Ky takim që do ta tregojë fituesin e Ligës së Kombeve pritet të zhvillohet në ‘Giuseppe Meazza’ me fillim nga ora 20:45.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja për vendin e tretë, e cila i sheh duke u përballur Italinë dhe Belgjikës.

Këto dy kombëtare pritet të ndeshen mes vete në ‘Allianz Stadium’ me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi

Të ngjashme