Southgate falënderon për mikpritjen, mëkat që Kosova s’u kualifikua

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se nesër në Kosovë do të jetë festë, derisa ka theksuar se është mëkat që “Dardanët” nuk arritën kualifikimin.

“Nesër është një festë për Kosovën, mëkat që nuk do të jetë në gjendje që të kualifikohet përmes kësaj faze, por presioni nga lojtarët tani është shkarkuar”, ka thënë ai.

Ai pret nesër një mikpritje edhe më të madhe, megjithatë thotë se kur të nisë ndeshja atëherë tifozët do të jenë prapa Kosovës.

“Kemi besimin se do të kemi një mikpritje të jashtëzakonshme, por gjatë ndeshjes jam i sigurt se tifozët do të jenë prapa ekipit të tyre”, ka thënë Southgate.

Southgate komenton mikpritjen në Kosovë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate në konferencë për media ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe për pritjen e ngrohtë që ka pasur ekipi i tij.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Jemi pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët në aeroport dhe rrugës për në hotel. Gjithashtu trupat ushtarake britanike na kanë pritur aty”, ka thënë Southgate, raporton KTV.

Tutje ai ka thënë përkundër që Anglia është kualifikuar nesër synojnë të fitojnë.

“Sa i përket futbollit ne tashmë jemi kualifikuar, por ende duam të fitojmë”, ka thënë ai.

Të ngjashme