Southgate: Kosova ka potencial të shkojë në Euro 2020

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 00:00 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas ndeshjes, duke e analizuar lojën e skuadrës së tij, ku fitoi 5-3.

Ai tha se atmosfera ishte e mirë dhe lojë e bukur.

“Kosova e bëri qatë që mendoja që do ta bënte para ndeshjes. Bën presion dhe e kemi ditur që do të na bëjnë të mbrohemi”.

“Gjithashtu e kemi ditur që do të kemi hapësire për të luajtur dhe për të bërë kundërsulme. Luajtëm mirë me topin në këtë ndeshje dhe kemi ende vend për t’u përmirësuar”.

“Tifozët, stadiumi, atmosfera, të gjithë patëm një natë të mrekullueshme”.

“Kosova ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues. Edhe ne bëmë disa gabime në këtë ndeshje. Nuk dua ta nënçmojë Kosovën, pasi e meritoi të lavdërohet për atë që bëri në sulm”.

Trajneri tha se me këtë ekip të Kosovës, tifozët duhet të jenë krenarë dhe gjasat janë të mëdha që të shkojë në EURO 2020.

“Kosova ka potencial të kualifikohet në Euro 2020. Do të jetë ngushtë në grup. Nëse nuk kualifikoheni nga grupi mund të kualifikoheni nga play –off i Ligës së Kombeve”.

“Duhet të jeni krenarë me këtë ekip”, ka thënë Sothugate.

Southgate flet pas fitores ndaj Kosovës, ishte ndeshje bizare

Ndeshje bizare e ka cilësuar ndeshjen me Kosovën, përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate.

Anglia fitoi 5 me 3 në një ndeshje dramatike, në të cilën “Dardanët” u kthyen nga disavantazhi prej katër golave për të frikësuar “Tre Luanët” në pjesën e dytë.

“Ishte ndeshje bizare. Sigurisht disa gabime të qarta te golat. Jam shumë i kënaqur me komponimin që treguam prapa pas gabimit në fillim. Na dështuan keq disa sulme. Luajtëm mirë me topin, por gabimet ishin të qarta, ka pas hapësira ku duhet të përmirësohemi”, ka thënë Southgate.

Të ngjashme