Southgate pas barazimit me ShBA-në: Kjo është Kupa e Botës

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas barazimit me SHBA-n.

‘Tre Luanët’ dhe SHBA mbrëmë luajtën pa gola në kuadër të xhiros së dytë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Tekniku anglez e pranon se të besuarit e tij, nuk bënë paraqitjen çfarë bën pak ditë më parë kundër Iranit.

Megjithatë, Southagte është i bindur se skuadra e tij, do të rigjej formën e mirë në sfidën e radhës.

“Nuk patëm ritmin që kishim kundër Iranit, por do ta rikthejmë përsëri. Kjo është Kupa e Botës”, tha ai.

“Ne synojmë ta fitojmë ndeshjen tonë të fundit dhe ta fitojmë grupin”, theksoi Southagte.

Të ngjashme