Spalleti nuk e përjashton mundësinë e largimit të Icardit

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 19:00 | Nga

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit të top-golashënuesit Mauro Icardi.

Icardi ka shënuar 29 gola këtë sezon dhe po kërkohet nga gjigantë evropianë, përfshirë Real Madridin.

Ish-sulmuesi i Sampdorias ka klauzolë prej 96.3 milionë funtesh dhe Spalletti ka pranuar se nuk do të mund të bllokonte largimin nëse lojtari dëshiron diçka të tillë.

“Kam folur disa herë me Mauron dhe ai ka dhënë mesazh të qartë. Është i lumtur tek Interi dhe dëshiron të qëndrojë, por ka klube që, nëse vendosin të marrin një lojtar, dhe ju mund të thoni vetëm ‘nuk do të largohem një ditë më herët, e më pas ditën tjetër të marrin dhe je i lumtur që po shkon, edhe pse në të kaluarën ke menduar ndryshe’. Duhet të jemi të gatshëm për gjithçka, por deri tash nuk ka sinjale dhe dyshime për atë që ai dëshiron”, ka thënë Spalletti për “Sky”.

Icardi nuk do të paraqitet në Botëror për Argjentinën këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme