Manolas mund të largohet nga Roma

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 08:47 | Nga

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, nuk do të befasohej nëse Kostas Manolas largohet drejt Ligës Premier.

Me atë që po ndodh në afatet kalimtare mbrojtësi mund të marr ofertë të pa rezistueshme, ndërsa ka qenë i lidhur me një kalim te Arsenali tash e një kohë.

Trajneri Spalletti është i përgatitur për një largim të mundshëm të tij.

“Kostas është një lojtar shumë i mirë dhe pëlqehet nga të gjithë në klub”.

“Për këtë nuk më befasojnë interesimet e klubeve të mëdha”.

“Ai nuk ka kërkuar kurrë të largohet, por nëse vjen një ofertë reale normalisht që do të mendoj lojtari. Për momentin kjo nuk është çështje, dhe është e pavlerë të flasim për këto gjeta”, ka thënë Spalleti.

Të ngjashme