Spalletti: Interi ka nevojë edhe për dy transferime

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 16:54 | Nga

Luciano Spalletti ka deklaruar se Interi ka nevojë për transferimin edhe të dy lojtarëve këtë afat.

Zikaltërit janë të interesuar të nënshkruajnë me anëtarin e Atletico Madrid, Sime Vrsaljko, dhe mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

“Kemi nevojë për përforcime, por ka vështirësi për t’i finalizuar ato”, ka deklaruar Spalletti.

“Ne kemi një ushtri tifozësh pas nesh dhe është e rëndësishme që të kemi një sezon të mirë për ta”, ka thënë italiani.

“Për të pasur një sezon të mirë nevojiten disa gjëra, si një numër i madh i lojtarëve për të qenë konkurrentë në shumë gara. Ne e dimë se na mungojnë edhe dy lojtar, por jo për mua”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme