Spalletti: Interi ka nevojë për blerje të tjera

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 14:23 | Nga

Luciano Spalletti insiston se Interi ka nevojë për blerje të tjera pas humbjes ndaj Chelseat.

Interi u mposht me penallti 5-4 nga Chelsea të shtunën në International Champions Cup, teksa 90 minutat përfunduan 1-1.

Megjithëse Interi ka qenë tepër aktiv në merkato, Spalletti insiston se skuadrës i duhet më shumë për të konkurruar Juventusin.

“Transferimet? Për momentin na mungojnë disa pjesë për të kompletuar ekipin. Kemi luajtur shumë me të njëjtët lojtarë, pa të dëmtuarit dhe atyre që kanë qenë me kombëtaren”, ka thënë Spalletti, transmeton ksp.

“Vrsaljko? Nuk ka probleme, klubi ka një plan dhe ne duhet të presim”, ka thënë ai.

“Merkato nuk ka mbaruar. Kryesuesit e kampionatit kanë dy ekipe, ndryshe nuk përballohet të luash tri herë në ditë. Pastaj janë edhe dëmtimet. Kemi nevojë për një portier tjetër dhe një zëvendësues të Icardit”, pohoi menaxheri i Interit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme