Spalletti: Interit i mungon cilësia

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 08:39 | Nga

Luciano Spalletti ka pranuar se Interi ngeci në ndeshjen kundër Napolit, sepse nuk po arrin të bëjë futboll të mirë dhe nuk ka shumë cilësi.

Nerazzurrët kanë luajtur pa gola kundër napolitanëve këtë edicion, edhe në San Paolo edhe në Giuseppe Meazza, ndërkohë që skuadra kundërshtare kishte bërë paraqitje më të mirë.

“Mendoj se ishte një ndeshje e mirë. Futbolli spektakolar është diçka subjektive. Mendoj se ishte i mirë në termat e kërkimeve, taktikave dhe përpjekjeve”.

“Napoli ka cilësinë, këtë metodën e Sarrit për të cilën flasin të gjithë, sepse e njohin njëri-tjetrin me zemër”, ka deklaruar trajneri për Mediaset Premium.

Zikaltrit këtë sezon kanë luajtur pa humbje ndaj skuadrave lidere (pos një humbje 3-1 nga Roma), ndërsa Spalletti mendon se skuadrës i mungon cilësia e nevojshme për t’i tejkaluar momentet e vështira.

“Gjithçka varet se ku duam ta vendosim këtë Inter. Në përgjithësi kemi pasur një periudhë të tmerrshme me disa ndeshje të tmerrshme”.

“Në përgjithësi nuk kemi bërë futboll të mirë këtë sezon, sepse nuk mendoj se e kemi atë cilësinë për të cilën njerëzit mendojnë se e kemi”.

“Napoli ka shumë cilësi, por ne nuk i kemi ato karakteristika. Akoma jam në kërkim të asaj cilësie të pretenduar, por nuk po e shoh”, është shprehur trajneri i Interit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme