Spalletti: ‘Ninja’, turbina që po i mungonte motorit tonë

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 09:04 | Nga

Spalletti është në qiellin e shtatë për transferimin e Nainggolanit
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, beson se Radja Nainggolan është njeriu që po i mungonte, duke i uruar mirëseardhje mesfushorit te klubi nga Serie A.

Nainggolan, 30 vjeçar, pritet të kompletojë transferimin nga Roma te Interi brenda pak ditëve. Ai tashmë gjendet në Milano dhe marrëveshja raportohet se është arritur për 24 milionë euro plus dy lojtarë: Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo.

“Ai është turbina që na mungonte në motorin tonë”, tha Spalletti për Sky Sport Italia.

“Në momentin që ai është dalë në market, vendosi të vij në Inter, është transferim shumë i rëndësishëm për ne”.

“Ai do të bëj mirë këtu. Ka karakter për t’u përballë me çdo kundërshtar. Ai është ninja. Lufton me çdo kënd në fushë”, shtoi mes tjerash Spalletti.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme