Spanja dhe Portugalia prezantojnë kandidaturën për Botërorin 2030

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Spanja dhe Portugalia e kanë paraqitur kandidaturën për organizimin e përbashkët të Kampionatit Botëror në vitin 2030.

Oferta zyrtare është bërë e ditur të mërkurën nga këto dy shtete, të cilat shpresojnë se do ta organizojnë mikpritjen për ngjarjen më te madhe në futboll Botërorin 2030, raporton Gazeta Express.

Pedro Sanchez dhe Antonio Costa, presidentët e dy shteteve kanë dhënë përkrahjen e tyre për organizimin e ndeshjeve të botërorit në Spanjë dhe Portugali.

Vendimi për Botërorin 2030 do të merret gjashtë vjet para së të mbahet ai, pra në vitin 2024, në eventin e FIFA-s.

Ndryshimet e fundit nga zyrat e shtëpisë botërore të futbollit, kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve, pra 16 më shume së sa herëve tjera.

Spanja dhe Portugalia do të garojnë kundër Marokut dhe Uruguait, Argjentinës, Paraguait dhe Kilit.

“Marrëveshja e bërë është një hap para në projektet tona të përbashkëta, por gjithashtu edhe për vetë shtetet,” u deklarua Luis Rubiales në konferencën për shtyp

“Futbolli, sporti është një mjet i rëndësishëm për forcimin e projekteve në mes dy vendeve,” vazhdoi ai

“Për të organizuar Kupën e Botës ne nuk mund të mendonim një partner më të mirë së sa Portugalinë, do të shkojmë dorë për dore bashkë me Federatën Portugeze,” përfundoi ai.

Të ngjashme