Spanja dominon Sllovakinë, shkon në pushim me epërsi të dyfishtë

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Spanja e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Sllovakisë (2-0), në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Euro 2020.

Spanjollët ishin më të mirë në këtë ndeshje, duke pasur më shumë raste.

Në minutën e 10-të Koke u rrëzua në zonë, por pas rishikimit të VAR, u vendos për penallti.

Nga pika e bardhë gjuajti Alvaro Morata, por Dubravak priti goditjen e sulmuesit spanjoll.

Spanja nuk u ndal edhe pse humbi penalltinë, duke vazhduar me raste.

Në minutën e 29-të Pablo Srabia harkon bukur, topi por nuk goditet nga asnjëri prej sulmuesve, duke shkuar ngjitur me shtyllën.

I njëjti lojtar gjuan bukur në minutën e 30-të, ku goditi shtyllën, ndërsa topi shkoi lartë, por u kthye sërish drejt portës. Ishte pikërisht Dubravka që në vend ta largojë në këndore, e futi topin në portën e tij për 1-0.

Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim, doli në skenë Ameryc Laporte që shënoi për 2-0.

Spanja e ka dominuar ndeshjen në pjesën e parë dhe nëse fiton do të kishte pesë pikë, të mjaftueshme për të kaluar tutje.

Të ngjashme