Spanja e paralizuar, dërgohen konvoje me ushqime dhe vaksina kundër COVID-19

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Qeveria spanjolle do të dërgojë konvoje me vaksina kundër COVID-19 dhe furnizime ushqimore, të dielën, nëpër zonat të cilat janë bllokuar nga stuhia Filomena që ka sjellë borën më të dendur në disa dekada.

Në zonën e Madridit, ekipet e shpëtimit kanë arritur tek 1,500 njerëz të bllokuar në vetura, ndërsa autoritetet kanë apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut për aksidente apo përhapjes së koronavirusit, raporton Reuters.

Meteorologët paralajmëruan kushte të rrezikshme në ditët në vijim, me temperatura që pritet të bien minus 10 Celsius javën e ardhshme dhe që bora të kthehet në akull.

Rreth 100 punonjës dhe blerës kishin shpenzuar dy netë në një qendër tregtare në Majahaonda pasi ishin bllokuar.

Aeroporti i Madridit ka suspenduar fluturimet deri në mbrëmjen e të dielës.

Të ngjashme