Spanja finalisti i parë i Botërorit në basketboll

ESPAÑA-AUSTRALIA, SEMIFINAL MUNDIAL DE BALONCESTO CHINA 2019
Prishtinë | 13 Sht 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Spanja ka mposhtur Australinë duke u kualifikuar në finale.

Spanja mposhti Australinë me rezultat 95:88 duke u kualifikuar në finalen e Kampionatit botëror në basketboll.

Fituesi u përcaktua vetëm pas dy vazhdimeve ku në fund triumfuan spanjollët.

Marc Gasol shkëlqeu te skuadra fituese duke e mbyllur ndeshjen me 33 pikë, përcjell lajmi.net.

Kurse, te Australia me lojë të mirë u dalluan Patty Mills me 34 pikë, Nic Kay me 16 pikë e 11 kërcime dhe Bogut me 12 pikë e 9 kërcime.

Në finale, Spanja do të takohet me fituesin e duelit Argjentina – Franca. 

Të ngjashme