Spanja mezi kualifikohet në fazën tjetër të Botërorit

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 22:02 | Nga

Spanja ka barazuar në ndeshjen e fundit kundër Marokut me rezultat 2-2.

Edhe pse ishte menduar që spanjollët do ta kalonin këtë skuadër lehtë, nuk doli kështu.

Në pjesën e parë ishin marokenët që shënuan gol të parët në minutën e 14-të me Boutaib, por spanjollët reaguan shumë shpejt.

Pas kësaj ishte ISCO që shënoi në minutën e 19-të, për Spanjën.

Me këtë rezultat ,1-1, përfundoi edhe pjesa e parë e kësaj ndeshje.

Në pjesën e dytë Spanja dominoi me posedim por Maroku shënoi golin e dytë të epërsisë kundër Spanjës në minutën e 80-të, nga Youssef En-Nesyri.

Rezultatin e barazoi Aspas në minutën e 80-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme