Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet por vetëm si “territori i Kosovës”

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në fund të muajit mars do të fillojë kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar2022”. Kosova do të ketë punë mjaftë të vështirë pasi do të përballet me Spanjën dhe Suedinë në grupin B, shkruan Insporti.com.

Në këtë grup, vetëm Suedia e ka njohur Kosovën si shtet, derisa Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Megjithatë, skandali më i madh ka ndodhur nga Federata e Futbollit të Spanjës në rrjetet sociale.

Në njoftimin për publikun se trajnerit Luis Enrique do të publikojë listën me lojtarët e ftuar më 15 mars, spanjollët kanë bërë një skandal duke shkruar territorin e Kosovës.

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar faqja zyrtare e Kombëtares së Spanjës në futboll.

Kosova do të përballet me Spanjën më 31 mars në takimin që do të luhet në “Estadio Olimpico” në Sevilla.


Të ngjashme