Spanja publikon listën për ndeshjen me Kosovën

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën për ndeshjet e këtij muaji, që do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Spanja do të përballet me Greqinë (25 mars), Gjeorgjinë (28 mars) dhe Kosovën (31 mars) në kuadër të Grupit B kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Në listën e tij, Enrique ka përfshirë 24 futbollistë. Në listën e Enriques, janë portierët: David de Gea, Robert Sanchez, Unai Simon; mbrojtësit Pedro Porro, Eric Garcia, Sergio Ramos, Diego Llorente, Inigo Martinez, Jordi Alba, Gaya; mesfushorët Sergio Busquets, Rodri, Thiago, Pedri, Marcos Llorente, Sergio Canales, Koke, Fabian dhe sulmuesit Gerard Moreno, Ferran Torres, Oyarzabal, Alvaro Morata, Bryan Gil dhe Dani Olmo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme