Spanja me tri mungesa të mëdha kundër Shqipërisë

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 09:15 | Nga

Carvajal, Morata dhe Iniesta nuk do të luajnë kundër Shqipërisë.

Përmes rrjetit social “Twitter”, Spanja ka njoftuar se kundër Shqipërisë do të jenë pa Dani Carvajal, Andres Iniesta dhe Alvaro Morata.

Morata u lëndua të shtunën kundër Manchester City, Iniesta pësoi tërheqje muskulore dje në sfidën kundër Las Palmas dhe pas testeve mjekësore është konstatuar se do të jetë jashtë fushave për 10 ditë.

Kurse mbrojtësit të Realit të Madridit, Dani Carvajal vuan nga një virus që i ka shkaktuar edhe probleme me zemrën.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga klubi madrilen dhe Carvajal pritet të qëndrojë të paktën gjashtë javë jashtë fushave të lojës.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme