Spanjollët kanë pak arsye për t’iu gëzuar finales në Madrid

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Do të jetë një finale e pazakontë e Ligës së Kampionëve për Spanjën.

Madridi do të organizojë finalen pas gati një dekade, por seria e Spanjës që të ketë së paku një skuadër në finale të Ligës së Kampionëve ka mbaruar këtë vit pas pesë stinorëve rresht. Kështu që tifozët vendas në Madrid do të kenë pak arsye për të festuar kur Liverpooli do të përballet me Tottenhamin në stadiumin “Wanda Metropolitano” të shtunën mbrëma, shkruan sot Koha Ditore.

Do të jetë hera e parë që nga viti 2013 që një finale e Ligës së Kampionëve mbahet pa një skuadër spanjolle. Në vitin 2013 finalja kishte qenë mes dy skuadrave gjermane, ku Bayern Muencheni e kishte mposhtur Borussia Dortmundin.

Që nga atëherë Real Madridi arriti në katër finale, Atletico Madridi në dy e Barcelona në një.

Spanjollët kanë pak arsye për t’iu gëzuar finales në Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme