Spanjollët këtë vit më dorëlirë se verën e kaluar

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 15:41 | Nga

Ekipet e La Ligas këtë afat kalimtarë kanë shpenzuar më shumë se në afatin e kaluar.

897 milionë e 12 mijë euro është shuma që ekipet spanjolle kanë dhënë për blerjen e lojtarëve në krahasim me 576 milionë e 985 mijë që shpenzuan verën e kaluar.

Por ato nuk ishin keq as në shitje e futbollistëve, ku në këtë aspekt qëndrojnë më mirë se afatin e kaluar për afërsisht 4 milionë euro.

Shitja më e bujshme e këtij viti në La Liga ishte ajo Ronaldos në Juventus për 100 milionë euro.

Los Blancos nga shitjet kanë fituar 133 milionë e 5 mijë krahas shpenzimeve prej 146 milionëve.

Barcelona këtë vit ka një bilanc negativ prej 43 milionë e 7 mijë pasi që blerjet atyre u kushtuan plotë 125 milionë e 90 mijë kurse prej pazareve me lojtarët e tyre ata siguruan vetëm 82 milionë e 2 mijë euro.

Prej ligave evropiane, ajo angleze ishte më dorëlira me 1 miliard e 419 milionë euro duke lënë mbrapa Serie A italiane me 1 miliard e 142 milionë euro.

Francezët dhanë 563 milionë e 936 mijë euro për blerje kurse francezët ishin më koprracët e këtij afati kalimtar me 495 milionë e 600 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme