Spektakël golash në San Siro, Milani fiton me rikthim

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Milani ka fituar spektaklin e golave ndaj Celtic me rezultat 4-2.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante në San Siro, ku mysafirët kaluan të parët në epërsi.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, ku në minutën e shtatë shënoi Rogic për 0-1.

Gjiganti skocez shtatë minuta më vonë realizuan edhe golin e dytë kur sulmuesi francez Ousmane Edouard realizoi për 0-2, për t’i befasuar vendasit.

Gjithsesi rikthimi i Milanit erdhi brenda dy minutave, ku fillimisht në minutën e 24-të, Hakan Calhanoglu realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për 1-2.

Vetëm dy minuta më vonë Samu Castillejo realizoi për të barazuar shifrat në 2-2.

Pjesa e parë përfundoi me barazim 2-2, ndërsa në pjesën e dytë erdhi rikthimi i Milanit.

Super talenti norvegjez, Jens Hauge realizoi një gol fantastik për t’i dhënë epërsinë Milanit 3-2.

E krejt në fund të ndeshjes, Brahim Diaz shënoi për 4-2, duke i siguruar Milanit një fitore të madhe.

Me triumfin e sotëm, Milani ka siguruar edhe matematikisht kalimin nga Grupi H.

Arrestohet një nga njerëzit më të pasur dhe më me ndikim në Sllovaki
Rossonerët janë në pozitën e dytë me 10 pikë, ndërsa Lille është e para me 11 sosh. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme