Spezia interesohet për Berishën

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Portieri Etrit Berisha ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të mbetet në Serie A.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se interesim për Berishën ka shprehur Spezia, ekip që do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian.

Berisha ka kontratë me SPAL-in deri në vitin 2022 por pritet të largohet për shkak se nuk dëshiron të luajë në Serie B. Te Spezia e shohin Berishën si përforcim të duhur për shkak të përvojës që ka në Serie A. Më herët, interesim për Berishën ka treguar edhe Atalanta, ekip nga i cili u largua vitin e shkuar. Berisha karrierë në kampionatin italian ka bërë edhe te skuadra e Lazios kurse ka edhe 58 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Të ngjashme