Spinazzola i thotë po kalimit tek Interi

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola, raportohet se i ka thënë po ofertës nga Interi.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi ka arritur marrëveshje me ish-lojtarin e Juventusit dhe do ta paguajë 2.7 milionë euro në vit.

Interi tani po negocion me Romën për marrëveshjen në të cilën shihet kalimi i Matteo Politanos në drejtimin tjetër.

Politano thuhet se është pajtuar me kalimin në kryeqytetin italian, për të zëvendësuar të lënduarin Nicolo Zaniolo.

Spinazzola ka kaluar te Roma verën e shkuar nga Juventusi për rreth 30 milionë euro dhe ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë, pavarësisht se preferon krahun e majtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme