Sporti i gjimnastikës mbi kalin në lëvizje

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 15:22 | Nga

Kur sheh sportistët duke performuar gjimnastikë mbi shpinë të kalit, mundesh lehtësisht të gabosh e të mendosh se është një garë cirku.

Manovrimet bëhen me tinguj të muzikës dhe mbi shpinën e kalit, por nuk është një performancë cirku, është disiplina e njohur si “vaulting” në hipizëm, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

“Në Evropë e përdorin shumë si kusht të domosdoshëm për kalërim, veçanërisht në Gjermani”, thotë Emma Seely, shefe e ekipit të SHBA-së në “vaulting” për Lojërat Botërore të Hipizmit. “Më herët ishte mënyrë se si i kanë mësuar kalorësit të kalëronin”.

Sportistët garojnë në gara individuale në konkurrencë të femrave dhe meshkujve dhe në gara ekipore të përbëra nga gjashtë sportistë për skuadër. Vlerësohen në bazë të performancës, teknikës, vlerës artistike dhe kalit. Lojërat Botërore të Hipizmit kanë nisur të premten në Karolinën Veriore.

Julian McPeak, zëdhënëse e Federatës së SHBA-së të Hipizmit, ka përshkruar disiplinën “vaulting” si një kombinim të gjimnastikës me patinazhin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme