Sporti i Kosovës në zi, vdes sportisti i njohur gjilanas

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë ikona e sportit gjilanas, Maksut Maloku, i njohur si ‘Maxi’.

Në rastin e vdekjes së tij, kanë shkruajtur edhe zyrtarët komunal të Gjilanit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit dhe komunitetin sportiv.

“Me dhimbje të thellë e mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së boksit dhe sportit në Komunën e Gjilanit, Maksut Maloku, apo i njohur ndryshe si Maxi. Maksuti ishte shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja. Sukseset e shumta dhe puna e palodhshme e kanë karakterizuar dhe e kanë veçuar gjithë karrierën e tij sportive. Sot, po i themi lamtumirë një tjetër ikone të sportit gjilanas, i cili ka lënë shumë bagazh prapa vetës. Përmes kësaj shkrese i shprehim ngushëllime familjes Maloku, gjithë komunitetit sportiv dhe shokëve të tij”, ka shkruar Malazog Hoxha, zyrtar për Sport në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Të ngjashme