Sporti, platformë e fuqishme për barazinë gjinore

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nderë të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Komiteti Olimpik i Kosovës, ka organizuar Forumin e parë të kësaj natyre me gratë dhe vajzat e përfshira në sport, nëpërmjet organizatave sportive në Kosovë, raporton Ekonomia Online.  Është paralajmëruar se një forum i tillë do të organizohet çdo vit. Pjesëmarrësit në forum e vlerësuan lart rolin e gruas në sport.

Ministrja  e Kulturës,  Vlora Dumoshi tha se programi qeverisës i MKRS-së është i fokusuar në rini dhe sport. Sipas saj gruaja në sport ka rol shumë të rëndësishëm.

“Unë jam e lumtur që gjendem në mesin e juaj dhe shoh shumë gra qe kanë dhënë dhe që janë lidere. Programi dhe politikat e qeverisë së MKRS-së janë të fokusuara në rini dhe sport por duhet të shikohet pjesëmarrje më e madhe nga vajzat. Ne po ballafaqoheni me një ikje të madhe të rinjve. Ne duhet të punojmë bashkë që të kemi politika më të mira në sport. Femrat tona kanë qenë pjesëmarrëse dhe na kanë ardhur me medalja,  siç është Majlinda.”, tha Dumoshi.

Ky  është  vit olimpik dhe Kosova do të përfaqësohet edhe me femra.

“Femra në Kosovë, ka rol të rëndësishëm në sport. Unë si ministre do të jem e suksesshme vetëm falë bashkëpunimit të ngushtë që do ta kemi si dhe për mbështetjen e klubeve sepse është bërë një far dallimi mes klubeve të meshkujve dhe femrave. Kosovën do ta qesim në planin e parë të sportit dhe rinisë, tha ajo.

Dumoshi mes tjerash tha se të gjitha projektet që janë paraparë janë aprovuar  dhe do të plotësohen u kushtet infrastrukturore në disa komuna. Ajo tha se do të jetë mbështetet edhe qendra e xhudos në Pejë.

“Të gjitha ato projektet  e parapara  kanë kaluar dhe besoj që në pjesën e infrastrukturës do të plotësohen kushtet në komuna të ndryshme për zhvillimin e sportit. Do të jetë edhe qendra e xhudos në Pejë, po ashtu edhe do të kemi një takim me kryetarin e komunës për ta zgjeruar stadiumin e Prishtinës”., theksoi Dumoshi.

President KOKU-t Besim Hasani tha se sporti mbetet një platformë e fuqishme për barazinë gjinore. Ai tha se në statutin e KOK-ut është që së paku të jenë 7 femra nga 5 sa janë.

“Vendosëm ta organizojmë forumin e parë të grave në sport ku tashmë janë tri aktivitete të përvitshme . Çdo herë për 8 mars do të organizohet një forum dhe besoj që do të merr një karakter ndërkombëtar. Ne kemi ftuar trajner e sportistë. Rreth 15% janë të përfaqësuara nga vajzat e ne duam që 50% dhe në atë drejtim do të ecim përpara. Sporti mbetet një platformë e fuqishme dhe besoj se do të jemi shembull i mirë për barazinë gjinore. Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar duhet të arrijmë kuotën 60-40% deri në fund të vitit 2020. Në plan të KOK-ut e kemi futur në statut që të jenë së paku 7 femra dhe terotikisht ekziston mundësia me qenë 10 me 7. Nëse ju do të jeni të angazhuara mundësia është me qenë 9/8.”, tha Hasani.

Ndërsa, Shasivar Hashijaj, sekretar i Përgjithshëm tha se KOK po i kushton rëndësi barazisë gjinore në sport.

“Kam nderin ta hapi forumin e parë të femrës lidere në sport me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të gruas. KOK është duke i kushtuar shumë rëndësi  barazisë gjinore në sport”, tha ai.

Të ngjashme